Ashton: E ardhmja e Kosovës është BE_ja, besoj në një marrëveshje Serbi-Kosovë.

Baronesha Catherine Ashton, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri vlerësoi sot në një konferencë për shtyp nga Prishtina se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Europian. Duke folur për arrestimin e ish-gjeneralit kroat, Ratko Mlladic, Ashton tha se ky ishte një cast me rëndësi të madhe, porse nuk do të jetë celësi për integrimin e Serbisë në BE Ashton theksoi se e ardhmja e Serbisë në BE varet nga sjellja e saj europiane.Ndër të tjera baronesha vuri theksin dhe tek bisedimet Serbi-Kosovë për cështje teknike duke shpresuar në arrtijen e shpejtë të një marrëveshjeje mes këtyre vendeve. Po ashtu Baronesha ka takuar dhe kreun e EULEX_t, në takimin me të ajo u shpreh se, ”Sundimi i rendit dhe ligjit është çështja më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për qytetarët e saj dhe element kryesor në ambiciet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye jam sot këtu të ju falendëroj dhe kërkoj bashkëpunim të ngushtë me misionin e Eulexi-t. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta mbështesni këtë mision dhe ta dinë rëndësinë e punës që po bën”. Ka thënë Ashton e cila në Prishtinë është pritur nga kryeministri, Hashim Thaci dhe anëtarët e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë. Ndërsa, udhëheqësja e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri tha se vizita e shefes së diplomacisë evropiane Kethrin Eshtion, është një shtytje për dialogun Prishtinë- Beograd. Ajo shtoi se shumë shpejt pritet të miratohet një pako e marrëveshjeve me Serbinë, për çështjet që janë diskutuar deri tani në Bruksel. Por nuk saktësoi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.


(standard.al)

No comments:

Post a Comment