Arrestohen gjashtë policë të Njësisë speciale

 
Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e gjashtë zyrtarëve të Njësisë speciale të saj.

Burime të Kosovapress-it brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se të mërkurën rreth mesditës janë arrestuar nga Policia e EULEX-it katër pjesëtarë të njësisë speciale Rosu dhe tre pjesëtarë të policisë së stacionit jugu në Mitrovicë.

Sipas këtyre burimeve, ata dyshohen për krim të organizuar dhe veprimtari tjera kriminale. Ata janë duke u marrë në pyetje nga Policia e EULEX-it në Prishtinë.

Zëdhënësi rajonal i Mitrovicës, Besim Hoti, nuk ka dashur të prononcohet lidhur me këtë çështje, duke thënë se policia e Kosovës në Prishtinë mund të dalë me ndonjë deklaratë, ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Kosovapress se ka zhvillime dhe se së shpejti do të dalin me një komunikatë për media. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment