Apple tërheq padinë ndaj të riut.

 
Apple ngriti dhe hodhi poshtë një padi kundër një adoleshenti për shitjen e mjeteve të konvertimit të iPhone 4 së saj. Fei Lik "Phillip" Lam drejtonte një biznes online që i lejonte njerëzit të kthenin një iPhone 4 të zi në një të bardhë. Biznesi i tij kishte patur sukses për faktin se Apple ishte vonuar në nisjen e versionit të bardhë të paisjes.

Faqja e tij e internetit "whiteiphone4now.com", u mbyll pasi mori një urdhër ndërprerjeje nga Apple.

Apple pas kësaj ngriti një padi kundër djalit dhe prindërve të tij për cënimin e markës së kompanisë. Në padinë e ngritur nga Apple thuhet se Lam kishte menaxhuar biznesin e tij duke siguruar pjesë të iPhone 4 nga një kontakt në Kinë.

Sipas një artikulli në Mac Rumors, Apple ka paraqitur një kërkesë vullnetare për tërheqjen e padisë duke thënë se kompania ka arritur një marrëveshje me Lam dhe prindërit e tij.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment