Apple sjell një funksion të ri për pajisjet e saj

Duket se Apple është në një valë patentash. Kompania ka paraqitur një patentë për konvertuesin tekst-fjalim/fjalim-tekst. Kompani të tjera si Nuance, gjithashtu, ofrojnë transformimin tekst-fjalim, të cilat janë të bazuara në faqet e internetit. Por ndryshimi për Apple është se kompania ka përditësuar këtë ide duke dizajnuar një konvertues që punon në bordin e logjikës së telefonit.

Një tjetër ndryshim nga Androidët e tjerë të kthyesve tekst-fjalim është sintetizimi i transmetimit të zërit. iPhone do të ketë të përfshirë një mikrofon i cili mund të masë nivelin e zhurmës në sfond dhe më pas vlerëson nëse funksioni tekst-fjalim është i nevojshëm. Nëse ky është rasti dhe thirrësi nuk mundet të dëgjojë përdoruesin e iDevice (term jozyrtar për pajisjet e Apple), një funksion i kërkon përdoruesit të aktivizojë opsionin tekst-fjalim. Më pas përdoruesi shkruan mesazhe tekst të cilat do të transferohen në pajisjen tjetër si fjalim.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment