Apple planifikon integrim të plotë të iOS me Facebook

Apple po planifikon të integrojë rrjetin më të famshëm social në botë, Facebook, në sistemin e saj operativ, iOS. Në këtë mënyrë, përdoruesit e pajisjeve mobile të Apple mund të ngarkojnë fotografi më lehtë, thuhet sipas 9to5 Mac.


Për më shumë, këto burime të informacionit thonë se veglat e zhvilluesve të softuerit të iOS janë të orientuara në integrimin e Facebook, të cilat mundësojnë krijimin e aplikacioneve më të mira për këtë rrjet social.

Në mesin e risive që do të sjell ky integrim janë edhe opsionet e freskuara për Facebook Photos dhe Videos.

Dihet mirë se Apple për një kohë të gjatë ka qenë e interesuar të bashkëpunojë me Facebook nga afër, për të mundësuar integrimin e kësaj të fundit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Njëri ndër këta shembuj, që dëshmojnë interesin e Apple për të bashkëpunuar me Facebook është integrimi me Ping, edhe pse Steve Jobs nuk pati dhënë detaje për bashkëpunimet e reja që këto dy kompani po i planifikojnë.

Mirëpo, të gjithë e dimë që Steve Jobs dhe Mark Zuckerberg janë shumë kërkues kur bëhet fjalë për produktet e tyre, dhe nuk është çudi pse këta njerëz janë kaq të suksesshëm.

 / Telegrafi /

No comments:

Post a Comment