Angela Martini: S’jam e lidhur me Kanye, ai puth të tjerat!

"Sa për të qeshur që më quajnë të lidhur me West, kur ai është fotografuar nëpër ballkone duke puthur një tjetër vajzë", deklaruar modelja shqiptare.
Angela Martini e lidhur me Kanye West? Mbi këtë thashethem ka ardhur vetë reagimi i “Miss Universe Albania”: “E konsideroj dëfryese që kushdo po flet për faktin që unë dal me Kanye West, teksa nga ana tjetër ai është fotografuar nëpër ballkone duke puthur një tjetër vajzë – ka deklaruar Martini për mediat amerikane -. Cili mashkull me një mendje të kthjellët do të dilte me mua, por nga ana tjetër do të puthej me femra të tjera?”. Gjatë ditëve të fundit, këngëtari i “hip-hop”, përveçse është përfshirë në thashethemet për “flirtin” e tij me modelen shqiptare Martini, është kapur (shiko lart) në një pozicion tepër komprometues me një modele bionde në Cannes. Por duket se një situatë e tillë aspak e qartë ka shtyrë edhe Martinin që të mos mbajë shumë shpresë për një zyrtarizim të lidhjes së saj me Kanye West.
(ikub.al)

No comments:

Post a Comment