Ambasadori i SHBA-së, Arvizu takon Ramën

TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar sot nje takimi prej me shume se 30 minutash, me kreun e Partise Socialiste, Edi Rama.Mësohet se në qendër të diskutimeve të tyre ka qenë situata e krijuar pas shpalljes së rezultatit zyrtar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhje, ku kandidati demokrat, Lulzim Basha u shpall fitues me 81 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama.

Më herët në një konferencë për shtyp, kreu i opozitës, Rama tha se nuk e njeh rezultatin e shpallur nga KQZ, ndërsa deklaroi se nëse drejtësia nuk do bëjë drejtësi, sipas tij, populli do ta gjëjë vetë rrugën e tij, sigurisht me në krye opozitën.

Ndërkohë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste pas bojkotit të komisioneve parlamentare ka vendosur sot edhe bojkotin e seancave plenare.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment