Ambasadori amerikan takon Lulzim Bashën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka takuar kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha në një nga lokalet e Tiranës.
Ata kanë biseduar për situatën e krijuar në vend pas një projekt- akti të KQZ-së për të llogaritur në rezultatin e Tiranës disa vota të kontestuara.

Mësohet se ambasadori amerikan në takimet që ka pasur në ditët e fundit ka mbrojtur nevojën për nxjerrjen sa më shpejt të rezultatit, bazuar në tabelat e procesverbalet e KZAZ-ve e më pas të procedohet me procesin e ankimimit.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment