Ambasadorët Arvizu, Sekui dhe Uollfarth takohen me Berishën

 
Tre ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri po zhvillojnë një takim me Kryeministrin Sali Berisha. Ambasadorët Aleksandër Arvizu i SHBA-së, Etore Sekui i BE-së dhe Eugen Volfarth i OSBE-së kanë mbërritur në godinë e qeverisë rreth orës 11:00. Takimi nuk është paralajmëruar por temë e këtij takimi është situata pas zgjedhore, ku në krye të nën çështjeve qëndron certifikimi i rezultatit për Bashkinë e Tiranës që ende nuk është bërë.Vizita e ambasadorëve në KQZ duket se nuk ka ndikuar aspak në zgjidhjen e ngërçit për shpalljen e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve në kryeqytet. Mbledhja e pasdites u shoqërua me debate të ashpra midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës ndërkohë që vendimi mbi tabelat u shty për ditën e nesërme. Sipas përfaqësuesit socialist, Genci Gjonçajt, KQZ duhet të shkarkojë komisionerët demokratë të KZAZ 49 për vonesat dhe zvarritjen e punës. Por sipas kreut të KQZ-së, Arben Ristanit, vendimi do merret nesër rreth orës 10:00 në një tjetër mbledhje. "Kam nevojë akoma të merrem me aktin pasi kam informacione të reja dhe kur të jem gati do ti sjell", mësohet të ketë thënë Ristani. Rreth 250 mijë votues morën pjesë në zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës dhe që prej asaj dite kanë kaluar plot 8 ditë pa një rezultat zyrtar për shkak të vonesave dhe debateve që është përfshirë KQZ-ja.

(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment