Alonso: Jam kokëfortë.

Ngasësi i Ferrarit, Fernando Alonso, ende beson se mund ta fitoj titullin e kampionit këtë stinë në Formula 1.
Spanjolli nuk arriti as në garën e pestë këtë stinë të shënoj fitore, teksa rivali i tij nga Red Bulli, Sebastian Vettel, shënoi fitoren e katërt këtë stinë. Gjithsesi, shpresat e Alonsos nuk janë zbehur.

“Unë sigurisht se nuk do të heq dorë nga Kampionati pas vetëm pesë garave. Diferenca në renditje është e madhe por gjithçka mund të ndodh. Për mirë ose keq, unë jam i lindur si kokëfortë”, përfundoi Alonso.

(infosot.com)

No comments:

Post a Comment