Aleanca Kuq e Zi: Po shembet Pallati i Kulturës për tu kthyer në Kishë

Aleanca Kuq e Zi: Po shembet Pallati i Kulturës për tu kthyer në KishëTIRANE-Aleanca Kuq e Zi akuzon Kishën Ortodokse shqiptare të Përmetit se është duke kryer fshehtas punime brenda pallatit të kulturës “Naim Frashëri” me qëllim shembjen ose ndertimin brenda tij të një kishe. Sipas përfaqësuesve të kësaj lëvizje gërmimet bëhen natën , ndërsa është zgjedhur pikërisht koha e fushatës zgjedhore kur vëmendja e vendorëve është e pakët.

Pallati i kulturës në Përmet që prej vitit ‘97 ka qenë moll sherri mes përfaqësuesve të Kishës Ortodokse dhe Bashkisë së qytetit, ndërsa në vitin 2004 me vendim të Gjykatës Kushtetuese u vendos që pallati t’i shërbente kulturës së këtij qyteti

(BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment