Aktori që Hollywoodi ka “braktisur”

Jim Caviezel, aktori që ka interpretuar Jezu Krishtin në filmin Pasioni i Krishtit, është shprehur se Hollywood-i i ka kthyer krahët dhe nuk i ofron më role në filma të suksesshëm.Jim i shpjegoi disa besimatarëve në një kishë të Orlandos se ishte paralajmëruar nga Mel Gibson, regjizor i filmit të sipërpërmendur, para se të nisnin xhirimet në vitin 2004: “Mel më tha që mbase nuk do të punoja më në industrinë e filmave pas këtij roli, por unë pranova.”

Pasioni i Krishtit ka marrë shumë kritika për skenat e dhunës dhe të poshtërimit ndaj Jezu Krishtit, rolin e të cilit e ka interpretuar Caviezel.

42-vjeçari gjatë xhirimeve të këtij filmi ka nxjerrë shpatullën, ka ende shenja nga disa goditje me kamzhik dhe madje është goditur nga një rrufe. Fatkeqësisht, duket se nuk kanë qenë vetëm këto pasojat e interpretimit në këtë film.

No comments:

Post a Comment