Aksidente në Lezhë dhe Krujë, tre të plagosur rëndë

 
Tre të plagosur rëndë është bilanci i dy aksidenteve që kanë ndodhur paraditen e së shtunës në Lezhë dhe përgjatë autostradës Fushë Krujë-Tiranë.

Në afërsi të fshatit Luz në Fushë Krujë, dy mjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e dy pasagjereve. Sipas policisë, një furgon është ndaluar për të marrë pasagjer, por është goditur nga një makine me targa Kosove, që po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Ndërsa, një e moshuar është goditur nga një motorr në aksin Lezhë Ishull -Shëngjin. 80-vjeçarja Mrika Noka është dërguar në spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment