Aksident në Përrenjas, 1 e vdekur dhe 1 i plagosur.

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pak më parë në zonën e Përrenjasit, ku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin, ka mbetur e vdekur një 51 vjeçare dhe është plagosur drejtuesi i tij.
Viktima është identifikuar si Bule Hajdari e moshës 51 vjeçare, ku mësohet se gruaja ka humbur jetën pas daljes së automjetit nga rruga.

Policia sapo është sinjalizuar për këtë rast ka mbërritur në vendngjarje, nga ku është identifikuar edhe drejtuesi i metit si Shaban Hajdari i moshës 70 vjeç, i cili si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime dhe plagë, duke përfunduar në spitalin e Librazhdit,

Sipas policisë, makina mban targa maqedonase, duke sqaruar gjithashtu se edhe drejtuesi i automjetit është maqedonas.

Nga ana e policisë ka nisur puna për sqarimin e këtij incidenti.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment