AKR njofton Kacin me zhvillimet e fundit në Kosovë

 
Zëvendëskryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për Evropën Juglindore, Jelko Kacin, është pritur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli. Fokus i veçantë në këtë takim iu kushtua çështjes së plotësimit të kushteve për liberalizimin e vizave për kosovarët, si dhe zhvillimeve aktuale politike dhe ekonomike në vend.

Në këtë takim të pranishëm ishin dhe përfaqësuesit tjerë të partisë, Ibrahim Gashi dhe Myzejene Selmani.

Në njoftimin e shkurtër për media të AKR-së thuhet se Kacin u njoftua me zhvillimet e fundit dhe rolin e AKR-së në proceset e përgjithshme në Kosovë. Në takim thuhet se u bisedua edhe për bashkëpunimin e Aleancës Kosova e Re si parti liberale, me partitë dhe përfaqësuesit e liberalëve të Evropës.



Makolli e falënderoi zv/shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, për angazhimin e tij në përmirësimin gjendjes ekonomike dhe sociale në Kosovë dhe Ballkan. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment