AK në Nju Jork, emigrantët firmosin peticionin

Turin e vet per mbledhjen e firmave nga shqiptaret kudo ku jetojne, Aleanca Kuqezi, e ka ndalur se fundi në Nju Jork. Ne krye te perfaqesuesve te aleances, ka qene vete numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu, nismetar i peticionit kundër regjistrimit në baza etnike dhe fetare.

Sipas te dhenave nga perfaqesues te aleances mesohet se shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në metropolin amerikan, në takimet me aktivistët kanë firmosur peticionin, duke u rreshtuar keshtu kunder regjistrimit mbi baza feje e etnije dhe me vetedeklarimin e kombesise.

Gjithashtu, ata kanë zhvilluar një takim me nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu, i cili ka theksuar se interesat e 10 milionë shqiptarëve janë prioritare dhe ato duhet te jene ne qender te vemendjes.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment