Agnesa dhe Simone, të dashuruar

Ata të dy janë ngacmuar çdo javë nga anëtari i jurisë, Arjan Çani. Por asnjëherë nuk kanë pranuar se ka diçka mes tyre. Madje e kanë kaluar çdo thumb me zgjuarsi e sportivitet. Por në të vërtetë, çifti i balerinëve, Agnesa Vuthaj dhe Simone, po përjeton një histori dashurie. Marrëdhënia ka nisur që në fillim të spektaklit ‘thonë gojët e liga’, por që është ruajtur me fanatizëm nga të gjithë.



Nga ajo që duket gjatë shfaqjes, të dy e mbrojnë çdo çast njëri-tjetrin dhe janë gjithmonë të kujdesshëm në përgjigjet që u japin anëtarëve të jurisë. Agnesa, nga ana e saj, nuk e ka mohuar që në fillim të spektaklit se ka një simpati për italianin Simone. Ajo është shprehur se nëse arrin në finale, do ta konsideronte një marrëdhënie me balerinin që u soll nga kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri, në këtë garë. Por në fakt kjo marrëdhënie ka ekzistuar! Duket sikur po përsëritet historia që pamë një vit më parë, me këngëtaren Soni Malaj dhe balerinin italian Mirko. Po njësoj, ajo marrëdhënie nuk u pohua derisa gazetat e komentuan. Nga ana tjetër, ajo që kemi parë për sa i përket Agnesës, si balerinë, edhe pse thuhet se është një nga të preferuarat e produksionit, me atë që kemi parë ka rezultuar se Agnesa është po e njëjta, që në natën e parë të spektaklit e deri më sot. Ai që kërcen në çiftin Agnesa-Simone është vetëm ky i fundit. Përsa i përket Agnesës, ajo nuk ka pasur asnjë zhvillim. Gjithsesi, çuditërisht vazhdon të favorizohet dukshëm me vota nga juria. Madje thuhet se ajo do të jetë edhe fituesja. Ndoshta këtë edicion, produksioni kërkon t’i kthejë hatërmbetjen Kosovës, pas padrejtësisë që iu bë një vit më parë këngëtares Genta Ismajli. Megjithatë, këto janë thjesht thashetheme. Për më tepër, koha do të na dëshmojë, nëse fituesi i kësaj gare do ta meritojë vërtet Jaguarin, apo jo!

(vipat.info)

No comments:

Post a Comment