Afganistan, talebanët vrasin 35 punëtorë

 
Të paktën 35 punëtorë ndërtimi janë qëlluar për vdekje me armë zjarri dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një grup rebelësh talebanë në lindje të Afganistanit.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave tetë rebelë kanë mbetur gjithashtu të vrarë pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Sipas mediave të huaja, sulmi ndodhi në një zonë malore, në autostradën që lidh dy provincat Paktia dhe Khost.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se grupi i talebanëve sulmoi punonjësit e firmës së ndërtimit të autosdratës dhe u tërhoq vetëm pas ndërhyrjes së rojeve.

Para pak kohësh guerrilasit talebanë njoftuan nisjen e një vale sulmesh, të koduar me emrin “ofensiva e pranverës”.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment