Acer befason me kompiuterin desktop

Kompania “Acer” nuk vonon të befasojë sërish përdoruesit e kompiuterëve duke nxjerrë në treg “kompiuterin desktop”, i cili ka edhe teknologjinë 3D.

Ky prototip quhet “Aspire Z5763” dhe ka një ekran 23-inch me prekje, me një rezolucion Full HD 1920 x 1080.

Zgjedhja e procesorit të këtij “kompiuteri desktop” është opsionale në bazë të çmimit, mes Intel Core i5-2400s, i5-2500s, i7-2600s.

Ky prototip ka një kartë grafike GT 435M, një memorie deri në 16 GB/RAM, një hard disk deri në 2TB, një kamerë të integruar 2 mega-piksel, një Blu-ray kombo DVD, WiFi, Bluetooth, dy bokse 5 vat dhe mund të përdoret edhe si TV.

Çmimi i këtij prototipi të “Acer”, i cili del në treg në mes të muajit Maj, fillon nga 1.660 $ por që mund të ndryshojë në baze të opsioneve shtesë.



 / Telegrafi / 

No comments:

Post a Comment