7.5 milionë përdorues të Facebook nën moshën 13 vjec.


Nën kufirin e lejuar të moshës gjenden rreth 7.5 milion përdorues të Facebook , sipas një vëzhgimi nga Consumer Reports.

Anketa është bazuar në 2.089 anëtarë dhe bazuar në këtë model, revista vlerëson se 5 milionë përdorues janë nën moshën10 vjeç, pavarësisht nga fakti se në Facebook ka një limit për moshën minimale deri në 13.
E vetmja mënyrë për të kontrolluar moshën e një përdoruesi në rrjetet sociale është futja e datës së lindjes, por është shumë e lehtë që një fëmijë të gënjej duke futur të dhëna jo të verteta
Drejtori i revistës , Fox Jeff deklaroi gjithashtu se studimi tregon se një përqindje e madhe e prindërve nuk e dinë se fëmija i tyre ka një profil në Facebook.


No comments:

Post a Comment