6 vjeçarja me peshë 92 kg, konsumon 180 banane në javë

Vajza gjashtëvjeçare nga India Suman Khatun, mendohet të jetë fëmija më i shëndoshë në botë.Me një gjatësi vetëm 105 cm ajo peshon plot 92 kilogramë. Për shkak të obezitetit, mjekët shprehin shqetësim për shëndetin e saj, i cili mund ta çojë madje deri në vdekje.

Brenda një jave Suman konsumon 14 kilogramë oriz, tetë kilogramë patate, tetë kilogramë peshq dhe rreth 180 banane, ndërsa ha edhe shumë ëmbëlsira.
Sasia e sipërpërmendur e ushqimit mjafton për ta ushqyer tërë fshatin e saj.

Prindërit e saj, 32 vjeçarja Beli Bibi dhe 38 vjeçari Jalal, thonë se nuk mund të plotësojnë nevojat e saj për ushqim dhe shpesh vajza konsumon gjithçka gjen në shtëpi.
(albaniews.gr)

No comments:

Post a Comment