5 modelet me fitimet më të larta për 2011

Sipas listës së revistës Forbes modelet që kanë pasur fitimet më të larta për 2011 deri më tani:

1- Gisele Bundchen

Gisele është imazhi kryesor për shumë firma të njohura (Dior, Versace, Pantene, H&M) dhe fitimet e saj llogariten në afro 45 milionë dollarë.

2- Heidi Klum

Klum la karrierën e saj 13 vjeçare si modele e Victoria′s Secret, vjeshtën e kaluar, por projektet televizive dhe linjat e modës bënë që fitimet e saj të arrijnë 20 milionë dollarë.

3- Kate Moss

Reklamat e ndryshme që ka realizuar (kryesisht për Dior cosmetics) i kanë dhënë mundësinë të ketë fitime deri në 13,5 milionë dollarë.

4- Adriana Lima

Katalogët e Victoria′s Secret, fushatat për Loew dhe reklamat për modën braziliane kanë bërë që fitimet e saj të arrijnë shumën e 8 milionë dollarëve.

5- Alessandra Ambrosio

Fushatat për Dolce & Gabbana, Moschino, modën sportive braziliane, dhe reklamat për veshjet e Carlos Mieles kanë rritur fitimet e saj në 5 milionë dollarë.


 /albeu.com/

No comments:

Post a Comment